“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

Ministrja virtuale e Prokurimeve Publike e Shqipërisë Diella  është vlerësuar me çmimin “Future Fit Seal-Edicioni i Samitit të Qeverive Botërore” në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky është një çmim prestigjioz që nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes. Në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve mori pjesë dhe përfaqësoi qeverinë shqiptare Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë. “Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për ‘Diella’, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes”, tha Ibrahimaj, e cila shtoi se me marrjen e këtij...