Ja si SPAK pritet të shkundë “sheikët” e politikës, Klodjan Braho po shton radhët me ekspertë financiarë dhe hetues…
Raporti vjetor i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për vitin 2025 tregoi një diferencë të madhe mes hetimeve ndaj zyrtarëve të lartë dhe rezultateve konkrete në konfiskimin e pasurive të tyre. Edhe pse Prokuroria e Posaçme hetoi politikanë dhe zyrtarë të lartë, pasuritë e tyre duket se mbeten pothuajse të paprekura. Sipas të dhënave, gjatë vitit 2025 vlera e pasurive të sekuestruara që lidhen me zyrtarët e lartë arrin rreth 1.1 milion euro, ndërsa pasuritë e konfiskuara përfundimisht janë vetëm rreth 100 mijë euro. Kjo shifër konsiderohet shumë e ulët në raport me pasuritë që deklarojnë ose që u atribuohen në publik shumë politikanëve dhe zyrtarëve të nivelit të lartë. Por tashmë SPAK me në krye Klodjan Brahon, pritet të shkaktojë “tërmet” te pushtetarët e korruptuar,...
Burimi:
sot.com.al