Ja si po ia fal 8 milionë euro të garancisë Edi Rama Archirodon, pazaret e kryeministrit për ta nxjerrë pa pagesë…
Projekti për ndërtimin e Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano, një nga investimet më të mëdha infrastrukturore në vend, vazhdon të shoqërohet me dyshime të forta për favorizim dhe vendime politike që po i shkaktojnë shtetit miliona euro dëm financiar. Dokumentet zyrtare të procedurës së prokurimit që gazeta “SOT” disponon tregojnë se gara për ndërtimin e fazës së parë të portit, me një vlerë rreth 399 milionë euro pa TVSH, parashikonte një garanci oferte prej afro 8 milionë eurosh, një shumë që duhet të konfiskohej në rast se kompania fituese tërhiqej nga kontrata. Por zhvillimet e fundit kanë ngritur dyshime se kryeministri Edi Rama po përgatit një skenar për ta liruar nga ky detyrim kompaninë Archirodon të përzgjedhur për të ndërtuar Porto...
Burimi:
sot.com.al