“Ja se si zyrtarët e administratës hakeruan…”/ Shehaj për përgjimet e reja: Dosjet do ia dërgonin kryeministrit

“Ja se si zyrtarët e administratës hakeruan…”/ Shehaj për përgjimet e reja: Dosjet do ia dërgonin kryeministrit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaron se përgjimet e reja të SPAK-ut tregojnë se zyrtarë të lartë të administratës së Edi Ramës kanë hakeruar e-mailet e prokurorëve, me qëllim për të marrë dosje hetimore dhe për t’ia dërguar Kryeministrit, duke ushtruar presion dhe kërcënuar drejtësinë. Sipas tij, kjo dëshmon përpjekjen e mazhorancës për të ndalur me çdo kusht hetimet ndaj zyrtarëve të korruptuar, ndaj qytetarët duhet të mbështesin drejtësinë dhe t’i japin fund pandëshkueshmërisë. “Është çmenduri se çfarë del në dosjen e SPAK-ut në lidhje me hakerimin e emaileve të prokurorëve. Praktikisht janë 2 zyrtarë të lartë të administratës së Ramës që flasin me njëri-tjetrin. Dhe njëri thotë: “Shpresoj që të shkarkojë dosjet se do t’ia dërgoj Edi Ramës dhe do t’i thyejmë në...