Ja kulisat e seancës për votimin e marrëveshjes të Trump në Kuvend, Edi Rama largohet i nevrikosur dhe nuk voton…
Seanca plenare për votimin e marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë të presidentit amerikan Donald Trump në Kuvendin e Shqipërisë u shoqërua me tensione të forta politike. Që të hënën, Taulant Balla njoftoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste që të qëndronte në gatishmëri. Deputetëve iu komunikua se do të firmosej marrëveshja për Bordin e Paqes dhe se do të zhvillohej një seancë urgjente. Plani ishte që Kuvendi ta miratonte marrëveshjen dhe më pas kryeministri Edi Rama të udhëtonte drejt Davosit. Atje, Rama pritej të firmoste marrëveshjen në tryezë me presidentin Donald Trump. Por skenari ndryshoi rrënjësisht. Administrata amerikane refuzoi ta ftonte kryeministrin Rama mes liderëve që do të firmosnin marrëveshjen e paqes. Ky refuzim u kthye në një goditje të...
Burimi:
sot.com.al