Ja kompanitë që përfituan miliona euro nga kontratat e klasifikuara të AKSHI-t, SPAK të hetojë deri te Edi Rama
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë në një deklaratë për media, ku ka akuzuar qeverinë për shpërdorim masiv të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të AKSHI-t. Sipas saj, mungesa e parave për shtresat në nevojë, pensionistët, fermerët dhe sektorin e shëndetësisë lidhet drejtpërdrejt me klientelizmin dhe abuzimet në prokurime, duke kërkuar që SPAK të thellojë hetimet deri te kryeministri Edi Rama, si përgjegjësi kryesor për këto afera që, sipas PD-së, kanë kushtuar miliona euro nga taksat e shqiptarëve. Deklarata Nëse sot mungojnë paratë për ndihmën ekonomike, për barnat, për fermerët apo për pensionet, arsyeja është e thjeshtë: paratë e shtetit përfundojnë në duart e pushtetit. Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime të lidhura drejtpërdrejt me AKSHI-n, ku është evidentuar...
Burimi:
sot.com.al