“Ja fut kot!”/ Rama përplaset me gazetaren për energjinë: Askush s’ka shkuar në burg për dritat

“Ja fut kot!”/ Rama përplaset me gazetaren për energjinë: Askush s’ka shkuar në burg për dritat

Kryeministri Edi Rama është përplasur me një gazetare gjatë konferencës së sotme për mediat, pas një pyetjeje lidhur me atë që u cilësua si përdorim i standardeve të dyfishta në raport me ndëshkimet penale. Gazetarja i kujtoi Ramës deklaratat e mëparshme për ndëshkime ndaj qytetarëve që nuk paguajnë energjinë elektrike apo që ndërtojnë pa leje, duke e pyetur pse në rastin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin, ai ishte shprehur kundër burgut dhe kishte përmendur standardet e Bashkimit Europian. Në përgjigje, Rama mohoi se ka deklaruar ndonjëherë se qytetarët shkojnë në burg për mospagesë të energjisë elektrike, duke theksuar se ndëshkimi penal lidhet vetëm me vjedhjen e energjisë. “Jetojmë në një kohë kur gënjeshtra duke u përsëritur bëhet e vërtetë....