Izraeli me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Izraeli me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Knessetit, Amir Ohana, ka përgëzuar kryeministrin Edi Rama dhe Parlamentin e Shqipërisë për “guximin, qartësinë morale dhe angazhimin ndaj drejtësisë”, sa i takon shpalljes së Iranit si shtet sponsorizues i terrorizmit.Në mesazhin e tij publikuar në median sociale X, Ohana shkruan se udhëheqja e Ramës dhe vendimmarrja e Parlamentit shqiptar janë shembuj të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. “Udhëheqja juaj vendos një shembull të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar. Faleminderit”, thekson kryetari i Knessetit.Përgëzimet e Ohana-s theksojnë kështu edhe një herë rolin e Shqipërisë si një partner aktiv në dënimin e akteve të regjimit iranian, në kohën kur gjithashtu Garda Revolucionare Islamike dhe grupimi militant Hezbollah janë shpallur nga Shqipëria organizata terroriste. Çfarë përmban rezoluta?Të martën, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro dhe...