Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Iu bashkuan gjyqtarëve për pagat, Rama replikon me prokurorët: Arrestet pa gjyqe na kanë njollosur botërisht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së sotme të shoqatës së prokurorëve në vend, që iu bashkuan kërkesës së gjyqtarëve për rritje pagash. Kreu i qeverisë shprehet në një postim në rrjetin social X, se edhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, rezulton ende e paregjistruar sipas ligjit. “Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re, ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar ‘që të mos ulen pagat’!!! Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen...