“Iu anulua vajtja në Mynih”, Berisha për Ramën: I mbeti në dorë Dash Sula
Kreu i PD në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, u ndal sërish te emërimi i ish-deputetit demokrat Dashnor Sula, si Kryeinspektor i Përgjithshëm. Ai tha se Edi Ramës iu anulua vizita në konferencën e Mynihut, dhe se i “mbeti në dorë Dashi”. “Por java pati edhe një zhvillim tjetër dramatik për organizatën kriminale me në krye Edi Ramën dhe vetë Edi Ramën. U anulua shkuarja e tij në Mynih. Mynihu është konferenca më e rëndësishme vjetore në botë që zhvillohet për sigurinë. Në Mynih diskutohen çështjet më madhore të sigurisë në Europë dhe në botë. Edi Rama nuk ishte i denjë për atë konferencë. E vërteta është se delegacionin e nisi, por vetë nuk shkoi sot, i mbeti Dashi në dorë....
Burimi:
opinion.al