“Ishte përgatitur rrethimi i institucionit”, deputeti i PD zbulon detajet: Ja pse ndryshuam strategji
I ftuar në një emision televiziv deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, foli për vendimin e mazhorancës për mosheqjen e mandatit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe për reagimin e Partisë Demokratike, pasi Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar heqjen e imunitetit për Ballukun. Deputeti e konsideroi reagimin dhe sjelljen e opozitës si një veprim të duhur përballë pritshmërive që ajo të reagonte si në rastet e mëparshme, gjë që sipas tij do të legjitimonte kritikat ndaj selisë blu. “Gjatë gjithë seancës, megjithëse ishte përgatitur mundësia e një provokimi, madje edhe rrethimi i institucionit, ishin marrë masa që seanca të kalonte pa diskutime dhe të shkohej direkt në votim. Partia Demokratike zgjodhi një strategji krejt ndryshe.” Sipas deputetit, Partia Socialiste bëri një “autogol” duke votuar për mosheqjen...
Burimi:
sot.com.al