“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

“Ishte një magjepsje!”, Salianji flet për takimin me demokratët në Korçë: PD ka frymëzimin për të sjellë ndryshimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me entuziazëm dhe frymëzim. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend. Ai theksoi se kjo frymë është ndjerë edhe më herët në qytete të tjera si Durrësi, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra. Salianji falënderoi demokratët e Korçës për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë takimit, duke e quajtur atë një moment të paharrueshëm. Postimi i Salianjit: Korça ishte një magjepsje❤️Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme!Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë,...