Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi u pyet nga gazetarët përse u sulmua me molotov ish-vila e diktatorit Enver Hoxha. Bardhi tha se godina shërben si vilë ku Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive, si dhe është simbol i diktaturës. “Së pari ajo shërben si një vilë ku Edi Rama mbyll pazaret e tij me krimin dhe pazaret e tij korruptive. Është padiskutim një simbol i diktaturës dhe sigurisht revolta e qytetarëve, kur shikojnë nuanca të atij regjimi të përsëriten 35 vite pas rënies së atij regjimi, është gjeja më normale të ketë revoltë. E rëndësishme është që s’ka asnjë person të lënduar, përveç protestuesit. Ata janë sulmuar në mënyrë të paprecedentë nga policia me gaz dhe...