Ish-sekretari Blinken: ‘Non grata’ lidhet me problemet e ish-kryeministrit Berisha, jo me SHBA
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të Sali Berisha nga DASH. Blinken thotë se qëndron plotësisht pas sanksioneve të vendosura nga Departamenti Amerikan i Shtetit ndaj Berishës, duke nënvizuar se nuk ka asnjë dyshim apo hezitim për këtë vendim. Pyetja u drejtua nga shtetasi shqiptar Fatjon Semanjaku, i cili duke rikujtuar vendimin e administratës së mëparshme amerikane për shpalljen “non grata” të Berishës, dhe faktin që Blinken e cilësoi kryeministrin Edi Rama “lider të shquar” gjatë një vizite në Shqipëri, i drejtoi këtë pyetje: “Dua të di sa i “shquar” duhet të jem që dyert e Zyrës Ovale të hapen në rast se bëhem kryeministër i Shqipërisë kur në Shtëpinë e Bardhë...
Burimi:
ntv.al