Ish-prokurori Beçi akuzon mazhorancën për paaftësi dhe  mungesë profesionalizmi procedural

Ish-prokurori Beçi akuzon mazhorancën për paaftësi dhe  mungesë profesionalizmi procedural

Ish-prokurori Eugen Beçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të përfaqësuesve të mazhorancës lidhur me masat e sigurisë dhe reformën në drejtësi, duke i cilësuar ato si populiste dhe në mungesë të theksuar profesionalizmi procedural. Beçi u shpreh se pretendimet se “ka njerëz në burg pa vendim gjykate” janë të pavërteta dhe përbëjnë, sipas tij, “sofizëm ordiner”. Ai theksoi se çdo person që ndodhet aktualisht në paraburgim është aty me vendim gjykate për caktimin e masës së sigurisë, vendime që në shumë raste janë lënë në fuqi edhe nga gjykatat më të larta. Sipas Beçit, të thuash se zyrtarë apo drejtues vendorë janë në burg pa vendim gjykate është një artikulim populist që synon të ndezë opinionin publik. Duke folur për reformën në drejtësi, ish-prokurori theksoi...