Ish-Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Qoftë ky muaj i Shenjtë një kohë reflektimi dhe afrimi me Zotin

Ish-Presidenti Meta uron besimtarët myslimanë: Qoftë ky muaj i Shenjtë një kohë reflektimi dhe afrimi me Zotin

Ish-Presidenti Ilir Meta ka ndarë një urim për të gjithë besimtarët myslimanë. Nga qelia Meta uron muajin e Ramazanit duke u shprehur që ky muaj të jetë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin. Reagimi: GËZUAR MUAJIN E BEKUAR TË RAMAZANIT! Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë agjërim të lehtë, të pranuar, të shëndetshëm dhe me mbarësi!     Qoftë ky Muaj i Shenjtë një kohë reflektimi, mëshire dhe afrimi me Zotin, duke forcuar solidaritetin, dashurinë dhe mirësinë mes nesh. “Vërtet, pas vështirësive vjen lehtësimi.” – Kuran. Me besim të palëkundur në Zot, u bashkohem lutjeve tuaja për begati, shëndet, paqe dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Qoftë Ramazani burim drite për zemrat tona dhe shpresë për të ardhmen!