Ish-presidenti Meta kërkon përsëri ndryshim të masës së sigurisë, depoziton rekurs në GJKKO
Ish-presidenti Ilir Meta ka depozituar këtë të mërkurë një kërkesë tjetër në GJKKO, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ me një masë më të lehtë sigurie. Gazetarja Keti Banushi informon se kërkesa do të shqyrtohet nga gjyqtarja e hetimit paraprak Irena Gjoka. Ilir Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 ndërsa akuzohet për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.
Burimi:
sot.com.al