Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimit të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest në burg”. Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se shqyrtimi në Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta. Në Kushtetuese, Meta, i cili qëndron në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”. /vizionplus.tv