Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin, Kushtetuesja cakton datën e seancës, ja çfarë pritet
Gjykata Kushtetuese ka vendosur që seanca e shqyrtimit të ankimimit të ish‑Presidentit Ilir Meta ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të marrë nga GJKKO të zhvillohet më 8 prill 2026, në orën 11:00. Meta ka paraqitur ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e GJKKO-së që e mbajti atë në burg. Kjo masë u mor në kuadër të hetimeve për akuza të ndryshme, duke përfshirë korrupsion dhe shpërdorim detyre, teksa ish-presidenti ndodhet në burg prej 21 tetorit 2024. Shqyrtimi në Kushtetuese do të fokusohet tek pretendimet e mbrojtjes së Metës se arrestimi dhe ndalimi i tij në burg është i padrejtë dhe shkel të drejtat kushtetuese.
Burimi:
sot.com.al