“Ish-ministrja në një udhë pa krye”, Andoni: Për Metën, Beqajn dhe Veliajn nuk pati të njëjtin kujdes si…

“Ish-ministrja në një udhë pa krye”, Andoni: Për Metën, Beqajn dhe Veliajn nuk pati të njëjtin kujdes si…

I ftuar në një studio televizive, analisti Ben Andoni komentoi vendimin e mazhorancës për të mos miratuar kërkesën e SPAK për masë sigurie ndaj deputetes Belinda Balluku, duke e lidhur atë me ekzistencën e dy standardeve në raportin mes politikës dhe drejtësisë. Sipas Andonit, rasti i Ballukut është më kompleks për shkak të funksioneve që ajo mban në politikë dhe në qeveri, ndërsa vendimi i mazhorancës ka kufizuar mundësinë që hetimi të shkojë më tej. “Çështja e zonjës Balluku ka qenë jashtëzakonisht e vështirë për t’u shqyrtuar, sepse ajo jo vetëm ishte zëvendëskryeministre dhe kishte funksion të fuqishëm ekzekutiv në qeverinë e zotit Rama, por mbart edhe funksionin e deputetes. Këtu futet gjithmonë Këshilli i Mandateve që vendos nëse duhet t’i jepet apo jo akses...