Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur…

Ish- kryetarja e Kuvendit voton kundër shkarkimit të ministres socialiste, Topalli tregon çfarë ka ndodhur…

Ish- kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka votuar sot kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit si ministre e jashtme. Kjo votë ngjalli diskutime të shumta dhe mjaft hamendësime. Ka qenë vetë deputetja e Tiranës, Jozefina Topalli ajo që ka shpjeguar çfarë ka ndodhur.“Në momentin e kaosit në Parlament, kur opozitës nuk po i jepej fjala, kam shtypur gabimisht dy butonat në sistem për të marrë fjalën. Kjo ka përkuar rastësisht me momentin e votimit për shkarkimin e një ministri. Bëhet fjalë për një lapsus teknik dhe jo për shprehje të vullnetit tim politik. Sqaroj gjithashtu se në atë moment z. Berisha ishte në foltore dhe nuk ka votuar.”, shkruan Topalli në rrjetet e saj sociale. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në...