Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Ish-kandidatja për deputete e PD, Salianjit: “Foltoren” duhet ta bëje në burg, se aty i ke mbështetësit!
Ish-deputeti Ervin Salianji duket se është kthyer në “armikun” numër një në Partinë Demokratike, pasi po sulmohet ashpër nga anëtarët e kësaj force politike, pasi ndërmori nismën për një “Foltore”. Pasi u përplas me Flamur Nokën dhe Sali Berishën, të cilët hodhën akuza se bashkëpunon me qeverinë dhe me grupet kriminale, Salianji është sulmuar ashpër edhe nga ish-kandidatja për deputete e PD-së, Xhulia Xhekaj. Në një video në Instagram, Xhekaj deklaron se ata që marrin pjesë në “foltoren” e tij janë minj, që se kuptojnë se po shkojnë në kurth. Po ashtu ajo i “sugjeron” Salianjit që takimin e e radhës ta zhvillojë në burg, pasi sipas saj, ish-deputeti i ka aty mbështetësit e tij. “E shikon këtë takimin në Elbasan, po ta dinte miu...