Ish-gjyqtari Gjermeni: Si u spastrua drejtësia në ‘92 dhe ‘98. Nano, i vetmi kryeministër që nuk na preku
Ish-zyrtari i lartë i drejtësisë, Artan Gjermeni, në emisionin “Trialog” në RTSH komentoi se përplasja e fundit mes Qeverisë dhe Gjyqësorit për pagat dhe kompetencat nuk është një “rrufe në qiell të hapur”, por vazhdimësia e një historie 35-vjeçare presioni politik. Sipas Gjermenit, politika shqiptare ka ushtruar vazhdimisht “dhunë” mbi sistemin, që sipas tij lidhet me spastrimet masive dhe shkarkimet arbitrare të gjyqtarëve të papëlqyeshëm. Në analizën e tij, avokati bëri një ndarje mes periudhës komuniste dhe pas shembjes së saj. “Para vitit ‘90 s’kishte nevojë për dhunë sepse magjistratët ishin pjesë e sistemit, bindeshin. Pas vitit ’90 filloi dhuna,” tha ai. Gjermeni evidentoi dy momente kyçe të spastrimeve massive atë të vitit 1992 ku u hoqën masivisht rreth 100 gjyqtarë e prokurorë me justifikimin se...
Burimi:
javanews.al