“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

“Ish-deputeti i PS mori 6 mln euro, ish ministri i PD mori 3 mln euro”/ Murrizi: Te Bankers, i kanë ngjyer duart të gjithë!

Myslim Murrizi, i ftuar në emision ka folur për aferën e Bankers Petroleum, duke e cilësuar si një aferë ku kanë futur duart të gjithë qeveritë dhe askush nuk ka interes ta denoncojë, përfshirë opozitën. “Të gjitha qeveritë nga 2004 për mua janë të përfshira, të gjithë ministrat e financave, drejtorët e tatimeve, drejtorët e përgjithshëm të doganave. Duke parë dosjen e Fierit, sepse në SPAK po hollohet si dosje, sa kohë që ata që u arrestuan me bujë të madhe në Fier, ish administrator, kur erdhën në SPAK, ai që ka qenë në përiudhën më të gjatë administrator, doli nga arresti dhe për çudi, asnjë media dhe portal, nuk pipëtiu të japë lajm, që Fieri e arrestoi dhe SPAK-u e nxorri. U mor edhe...