‘Irena Gjoka, simbol i guximit’, Meçe: Ka dalë kundër agresionit grek, Berishës dhe Metës

‘Irena Gjoka, simbol i guximit’, Meçe: Ka dalë kundër agresionit grek, Berishës dhe Metës

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin ndaj gjytares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, në lidhje me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Sipas dokumentit zyrtar, rezulton se Gjoka është dënuar për tjetërsimin e një vize greke, duke i zgjatur asaj afatin e vlefshmërisë. Analisti Arben Meçe, i ftuar në një emision televiziv, ka dalë në mbrojtje të gjyqtares, duke theksuar rolin e saj në përballjen me presione të brendshme dhe të jashtme ndaj sistemit të drejtësisë. “Nëse dështimin e sistemit të drejtësisë do e lidhim me Irena Gjokën unë them “jo”. Irena Gjoka është ai person i cili përballoi shtetin grek dhe agresionin e shtetit grek. Kur të gjithë u fshehën për dosjen e Belerit, kjo doli ballë...