“Irani shtet terrorist”/ Opozita mungoi në Kuvend, PD shpall në “FB” Gardën Revolucionare si organizatë terroriste

“Irani shtet terrorist”/ Opozita mungoi në Kuvend, PD shpall në “FB” Gardën Revolucionare si organizatë terroriste

Ditën e sotme, gjatë një seance plenare që zgjati më pak se një orë u miratua me 79 vota pro projektrezoluta për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”. Projektrezoluta  u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën e sotme. Në një deklaratë zyrtare në Facebook, PD theksoi se Gardën Revolucionare e konsideron organizatë terroriste dhe e cilëson shtetin iranian si sponsor kryesor të terrorizmit global.Partia Demokratike gjithashtu shprehu solidaritet me vendet e Gjirit Persik që janë prekur nga sulmet e Teheranit dhe mbështeti përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e regjimit të Ajatollahëve. Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e...