Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Irani hakeron Kuvendin, ekspertja e sigurisë: Sulm kibernetik e politik! Databaza e plotë do të ishte publikuar deri tani, s’ka vend për panik

Posta elektronike e Kuvendit të Shqipërisë është shënjestruar nga një sulm kibernetik i grupit iranian Homeland Justice. Në rrjetin Telegram, ata kanë publikuar email-e të deputetëve që mbajnë datën 3 mars 2026. Për të shpjeguar më mirë këtë sulm, ekspertja e sigurisë kibernetike, Migena Buzra, ndodhet në një lidhje direkte me “Studio Live” në Report Tv. “Nuk është thjesht një incident, është një operacion shumë i sofistikuar kibernetik me dimension politik e publik”, shprehet Buzra. Më pas, ajo shpjegon fazat që janë ndjekur për ndërhyrjen brenda sistemit të Kuvendit. Fillimisht ka ndodhur me emaile që duken si të besueshme dhe shërbejnë për vjedhjen e fjalëkalimeve ose me bashkëlidhje që kanë një lloj ‘virusi’ të bashkëngjitur për të garantuar hyrjen. Më tej, janë komprometuar kredencialet dhe hakerët kanë arritur të qëndrojnë...