Irani financues i terrorizmit, Aliaj: Po vrasja e fëmijëve, grave dhe të moshuarve në Gaza çfarë quhet?
Eksperti ndërkombëtar Ilir Aliaj e ka cilësuar si qasje me dy standarde vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë, i cili me 79 vota pro shpalli Iranin financues të terrorizmit. I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, Aliaj tha se fillimisht duhet rënë dakord se çfarë nënkuptojmë me terrorizëm, ndërsa solli në kujtesë masakrat izraelite ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve në Gaza. “Çfarë do të thotë fjala terrorizëm? E kanë votuar zotërinjtë dhe zonjat atje, dakord. Unë jam i ndërgjegjshëm që nuk duhet të ndërhyjmë në vendimmarrjen e deputetëve. Terrorizëm është kur unë them terrorizëm dhe, kur nuk dua unë, nuk është? Kjo është pikëpyetja e madhe. A ishte terrorizëm në qershorin e vitit 2025 vrasja e disa qytetarëve...
Burimi:
vizionplus.tv