Irani finacues i terrorizmit, Aliaj: Deputetët tanë duhet të flasin për Çamërinë dhe krimet serbe! Zotaj: Ata nuk njohin historinë e Shqipërisë

Irani finacues i terrorizmit, Aliaj: Deputetët tanë duhet të flasin për Çamërinë dhe krimet serbe! Zotaj: Ata nuk njohin historinë e Shqipërisë

Votimi i Kuvendit të Shqipërisë për të shpallur Iranin si financues të terrorizmit ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e “Quo Vadis”. I ftuar në studio, eksperti ndërkombëtar Ilir Aliaj tha se deputetët tanë nuk e njohin historinë e Shqipërisë dhe merren me çështje 2 mijë kilometra larg. Sipas tij, sot Parlamenti duhet të flasë për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë, krimet serbe ndaj shqiptarëve, e jo për një luftë që nuk na përket. Në të njëjtën linjë me të ishte edhe ushtaraku dhe historiani Bernard Zotaj. Pjesë nga biseda: Aliaj: Në vitin 1913 ka ndodhur një masakër ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri. I ka mbledhur një gjeneral grek dhe ua ka rrjepur lëkurën, por Parlamenti nuk merret me këtë. Pra, në...