Iran kthehet në kërcënim real për Shqipërinë? Ministri Hoxha paralajmëron
Në Komisionin për Punët e Jashtme, ministri Hoxha iu referua edhe sulmit të fundit kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit. Ai tha se kjo duhet të na bëjë më të vëmendshëm dhe tregon se Irani do të përdorë çdo mjet kundër Shqipërisë. Çështja është në NATO, por për arsye sigurie nuk dha detaje, ndërsa u shpreh i sigurt te mbështetja e Aleancës. “Regjimi i Iranit s’është ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipërinë. Ndodhi në vitin 2022. Që prej asaj kohe ka ndodhur një revolucion në përmirësimin me aftësinë, sigurinë, por siguri 100% në teknologji nuk ka. Fakti që arritën të cenojnë infrastrukturën teknologjike të Kuvendit do të thotë që duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Duhet të jemi alert dhe tregon pozicionimin e Iranit që do...
Burimi:
ntv.al