Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq
Qeveria shqiptare ka miratuar në mbledhjen e saj të fundit tre vendime të rëndësishme për shpronësimin për interes publik të pasurive pronë private. Këto vendime i hapin rrugë realizimit të tre projekteve të infrastrukturës dhe shërbimeve publike në bashkitë Elbasan, Shkodër dhe Maliq. Sipas akteve zyrtare, shpronësimet do të kryhen në favor të bashkive përkatëse, të cilat do të mbërrijnë edhe faturën financiare të dëmshpërblimit. Elbasan, rruga e re Projekti i parë lidhet me ndërtimin e rrugës “Bexhet Hyti” në qytetin e Elbasanit. Për këtë qëllim, qeveria ka miratuar një fond prej rreth 936 mijë lekësh, i cili do të shërbejë për kompensimin e pronarëve të pasurive të llojit “arë” dhe “truall”. Procesi i shpronësimit pritet të përfundojë brenda tre muajve, ndërsa Agjencia Shtetërore e...
Burimi:
javanews.al