Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet në Banjat e Bënjës po vijojnë me ritme të shpejta dhe shumë shpejt kjo pasuri e rrallë natyrore do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike. Sipas tij, projekti përfshin sistemimin e zonës së parkimit, ndërtimin e korsive të biçikletave, krijimin e ballkoneve panoramike mbi kanion, organizimin e hyrjes, ndërtimin e banjave publike si dhe një qendër shëndetësore. “Një transformim i plotë që e çon turizmin në një tjetër nivel”, theksoi Rama. Aktualisht ka nisur edhe faza e arredimit, vendosjes së parvazeve të shkallëve dhe shtrimit të dyshemesë me dru dekorativ pranë vaskave, për të krijuar një pamje më estetike dhe në harmoni me natyrën përreth. Investimi i Qeveria Shqiptare...
Burimi:
javanews.al