Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në
Qeveria e Shqipërisë ka hedhur për konsultim publik deri më 5 janar projektligjin për shqyrtimin e investimeve të huaja në vend, nismë kjo që pritet të kalojë në sitë të gjithë investitorët që synojnë infrastrukturën publike kritike e deri tek liria e medias. Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila ka cilësuar këtë projektligj si të vonuar dhe mbi të gjitha aspak afër me standardet evropiane që Shqipëria ka si detyrë për të zbatuar në bazë në qëllimit për anëtarësimin në BE. Në postimin e saj në rrjete sociale, Tabaku thotë se kërkesa për një meakinizëm real për verifikimin e investimeve është bërë nga partnerët strategjikë të Shqipërisë, si SHBA-të dhe Bashkimin Evropian. Ajo thotë se ky projektligj nuk i përgjigjet aktualitetit në Shqipëri dhe...