Intrigat e asamblesë, Pirro Vëngu shkoi me saze për të marrë drejtimin e qarkut në Vlorë, zhduket klani Agasi…

Intrigat e asamblesë, Pirro Vëngu shkoi me saze për të marrë drejtimin e qarkut në Vlorë, zhduket klani Agasi…

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunën (21 mars) në Durrës, u shoqërua me një seri lëvizjesh në drejtimin politik të qarqeve, duke prekur konkretisht Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Lezhën, Dibrën dhe Kukësin. Por përtej njoftimeve zyrtare, ajo që bie në sy janë zhvillimet e prapaskenës dhe sinjalet që japin këto ndryshime për brendësinë e PS. Një nga episodet më domethënëse lidhet me Pirro Vëngun. Pasi u shkarkua nga posti i Ministrit të Mbrojtjes disa ditë më parë, burimet e gazetës “SOT” bëjnë me dije se ai ishte bërë gati që në fundjavë për të festuar një emërim të ri, atë të drejtuesit politik të qarkut të Vlorës. Mësohet se Vëngu e konsideronte të sigurt këtë lëvizje dhe ishte përgatitur për ta...