“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal

“Interpelancat detyrim, me Ballukun ka 2 vjet që e mbani pezull”, Shehaj: Skandal

Lideri i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, mori fjalën në Kuvend duke lexuar nenin 80 të Kushtetutës ku thuhet se afati maksimal i kabinetit për t’i përgjigjur interpelancave është 3 javë. Deputeti tha se ka kërkuar një interpelancë me Belinda Ballukun prej 2 vjetësh, por ende nuk ka ndodhur. Më pas ai tha se ky është një skandal në mbrojtje të zv/kryeministres duke mbajtur pezull një interpelancë, ndërsa ndaj saj ka kërkesë për pezullim e arrestim. “Kam kërkuar një interpelancë në korrik 2023 me Belinda Ballukun. Para 2 vjetësh, 2! Kushtetuta thotë tri javë. Unë nuk e di ku e gjeni kurajën të vini dhe të bëni sikur s’ka ndodhur asgjë! Tani unë e kuptoj shqetësimin tuaj, doni të lejoni që Belinda Balluku të vazhdojë të...