Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Interpelanca/ Balliu: Efektivët janë të inkriminuar. Lamallari: Ka probleme, por s’mund të hedhim baltë politike mbi faktet

Në seancën e sotme plenare, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ngriti shqetësimin për inkriminimin e Policisë së Shtetit, duke e cilësuar atë si një plagë të madhe kombëtare që cenon sigurinë e vendit. Ai tha se Policia është e ekspozuar ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar, ndërsa vetingu i nisur brenda saj duket si “gjueti shtrigash “Inkriminimi i Policisë së Shtetit nuk është akuzë politike, por fakt i njohur dhe kjo është një plagë e madhe kombëtare, që cenon sigurinë kombëtare. Policia e Shtetit është e ekspozuar në mënyrë serioze ndaj korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar. Edhe pese në ka nisur një veting brenda Policisë së Shtetit ajo duket si “gjueti shtrigash”.  Ka emra konkret kur punonjës të policisë kanë...