Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Integrimi, Pirdeni në Romë: Shqipëria synon mbylljen e negociatave teknike deri në 2027

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni mori pjesë në Dialogun Politik në Romë, mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian. Në postimin e saj, ministrja theksoi se ky dialog shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat e procesit të negociatave, me fokus të veçantë në fushat e shtetit të së drejtës. Pirdeni shprehu angazhimin e pandërprerë të Shqipërisë për të ruajtur ritmin e procesit të negociatave dhe për t’i qëndruar besnikë zotimit për mbylljen e negociatave në nivel teknik brenda vitit 2027. “Sot në Romë, në Dialogun Politik mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi në Bashkimin Evropian .Dialogu shërbeu si një platformë për diskutime të thelluara mbi sfidat...