Integrimi në rrezik?/ Koka: Britania e Madhe dhe Gjermania paralajmërojnë pasoja për çështjen Belinda Balluku

Integrimi në rrezik?/ Koka: Britania e Madhe dhe Gjermania paralajmërojnë pasoja për çështjen Belinda Balluku

Vendimi i maxhorancës për të mbrojtur nga drejtësia një ish-zëvendëskryeministre, duke refuzuar heqjen e imunitetit, ka shkaktuar një stuhi diplomatike dhe ka vënë në pikëpyetje serioze rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. I ftuar në një emision televiziv, analisti Bledian Koka theksoi se ky akt, konsiderohet si një minim i drejtpërdrejtë i luftës kundër korrupsionit, një kusht thelbësor për anëtarësim, i cili ka ndezur alarmin në Bruksel dhe ka sjellë reagime të ashpra e të menjëhershme nga partnerët kryesorë ndërkombëtarë. Sipas Kokës, reagimet e ndërkombëtarëve të BE-së nuk erdhën vetëm pas votimit në parlament, pasi Britania e Madhe, në një lëvizje paralajmëruese, i kishte komunikuar qeverisë shqiptare që të mos e ndërmerrte këtë hap. Megjithatë, paralajmërimi u shpërfill. Gjithashtu menjëherë pas vendimit, Gjermania...