Integrimi në BE, Rama: Për dy vite, Kuvendi do të ketë një ngarkesë të madhe pune
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në përfundim të takimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar. Rama u shpreh se ky vit dhe viti i ardhshëm pritet të kenë një ngarkesë në Kuvend edhe për shkak të procesit të negociatave dhe çështjeve që duhen shqyrtuar. “Dua të bëj një vlerësim të posacëm për kryetarin e grupit nuk është një rol bujar. Pasi duhet të merret me disiplinën organizimin e prezencën. Në gjithë diskutimet doli në pah edhe angazhimi dhe përkushtimi i deputetëve dhe deputeteve që janë për herë të parë në grupin tonë parlamentar dhe shpresoj të vazhdojnë në këtë drejtim. Tani, një gjë është e qartë ky vit që nis dhe viti i ardhshëm do kenë ngarkesë si asnjëherë më parë në historinë...
Burimi:
vizionplus.tv