Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, nënvizoi progresin e Shqipërisë në ndryshimet e fundit të Kodit Penal dhe përparimet në integrimin europian, duke e vlerësuar punën e Policisë së Shtetit dhe ngritjen e Zyrës për rikuperimin e aseteve si hapa të rëndësishëm. Ai theksoi gjithashtu sukseset në luftën kundër drogërave dhe përmirësimin e politikave humane për rehabilitimin, duke e çuar Shqipërinë në tryezën europiane. “Të qenit pjesë e familjes euroipiane do të thotë që kufijtë e Shqipërisë i përkasin Evropës së bashkuar. Është konsideruar një punë e mirë sa i takon kapitullit numër 24. Punë e Policisë së Shtetit është vlerësuar. Zyra për rikuperimin e aseteve është një vlerë e shtuar. Nga ana tjetër kemi zhvillime shumë të rëndësishme që janë njohur edhe nga...