Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla
Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar publikisht pas lajmeve që qarkulluan në media, ku pretendohej se ai ishte “ndalur” apo përfshirë në një incident gjatë një aktiviteti të partisë. Në një postim të drejtpërdrejtë, Braçe i mohon kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se nuk ka pasur asnjë incident dhe se dyert e aktivitetit kanë qenë të hapura. “S’ka pasur asnjë incident! Dyert ishin hapur; nuk hyra unë dhe nuk hyra sepse mu duk që do i bëja karshillëk partisë sime!”, shprehet ai. Braçe thekson se nuk ka qenë kurrë pjesë e një politike përplasjeje apo konflikti brenda partisë, duke shtuar se nuk i ka bërë asnjëherë “karshillëk” Partisë Socialiste. Ai shprehet kritik ndaj mënyrës së përhapjes së lajmeve të tilla, duke nënvizuar se nuk...
Burimi:
javanews.al