Inceneratori i Elbasanit, SPAK çon në gjyq Arben Ahmetajn, bashkëjetuesen e tij dhe 9 persona të tjerë (EMRAT)

Inceneratori i Elbasanit, SPAK çon në gjyq Arben Ahmetajn, bashkëjetuesen e tij dhe 9 persona të tjerë (EMRAT)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr 277/1 të vitit 2022, në ngarkim të 11 të pandehurve: Arben Ahmetaj, Albina Mançka, Erjola Hoxha, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj Sokol Meqemeja. I pandehuri Arben Ahmetaj akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, 9 (nëntë) herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në rrethanën rënduese të parashikuar nga neni 50 gërma “h” e këtij Kodi (më shumë se një herë). Nga hetime është vërtetuar se: I pandehuri ka përfituar...