“Imuniteti nuk është për t’u shpëtuar akuzave për korrupsion”, Kulluri: Ja katër arsyet pse Rama e shkarkoi Ballukun!

“Imuniteti nuk është për t’u shpëtuar akuzave për korrupsion”, Kulluri: Ja katër arsyet pse Rama e shkarkoi Ballukun!

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në një program televiziv ka deklaruar se imuniteti për deputetin nuk duhet të përdoret për të mbrojtur ligjvënësit nga akuzat për korrupsion dhe shkeljet ligjore. Duke folur për rastin e Belinda Ballukut, Kulluri tha se janë katër aktorë që kanë bërë presion mjaftueshëm që kryeministri Rama të merrte dje vendimin për ta shkarkuar nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë. Kulluri: Shkarkimi i Ballukut ka ardhur si pasojë e katër presioneve.I pari është ai nga qytetarët, i dyti është nga ndërkombëtarët, i treti është nga drejtësia, e katërta, që është edhe hallka më e dobët është opozita. Çështja e imunitetit nuk duhet trajtuar kokëposhtë, sepse imuniteti nuk është për të mbrojtur nga akuzat e drejtësisë, por...