“Imuniteti nuk është mburojë personale”, Nuri zbulon detajet: Ja pse mazhoranca ndryshoi qëndrim për Belinda Ballukun
Në prag të seancës parlamentare për heqjen e imunitetit për deputeten Belinda Balluku, debati publik është ndezur rreth qëndrimit të dyfishtë të mazhorancës socialiste ndaj kërkesave të SPAK. Juristi Franc Nuri, këshilltar ligjor në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, në një intervistë televizive, analizoi atë që e quan një ‘moskoherencë dhe dopio standard’ nga ana e shumicës qeverisëse. Sipas juristit, mazhoranca ka ndryshuar rrënjësisht qëndrimin e saj krahasuar me rastet e mëparshme, si ai i ish-kryeministrit Sali Berisha apo ish-presidentit Ilir Meta. Ai kujton deklaratat e përfaqësuesve socialistë, si ajo e Bledi Çuçi, i cili në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve premtonte se do të miratohej çdo kërkesë e SPAK-ut, pavarësisht se nga cili krah politik vinte. Sot, situata paraqitet krejt ndryshe. Grupi parlamentar socialist...
Burimi:
sot.com.al