“Imuniteti i Ballukut, test kritik për procesin e integrimit”, Tabaku: E keni kthyer Kuvendin në mburojë…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi se maxhoranca po dështon që të plotësojë kriteret e kërkuara për integrimin në BE. Në fjalën e saj në Kuvend, deputetja u shpreh se në të paktën 10 vite, Kuvendi nuk ka miratuar një rezolutë të përbashkët për procesin e integrimit, dhe për këtë e drejtoi gishtin nga maxhoranca. Ajo tha se edhe evropianët e shprehën qartë se testi kritik për vijimësinë e integrimit është çështja e Belinda Ballukut, për të cilën SPAK ka kërkuar që t’i hiqet imuniteti me qëllim dhënien e një mase për arrestimin e saj. “Parlamenti vitet e fundit ka dështuar të ketë debat real qoftë për politikën e jashtme si dhe për procesin e integrimit. Ka të paktën 10 vite që parlamenti nuk...
Burimi:
sot.com.al