Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Imuniteti i Ballukut/ PD kërkoi mbledhjen e “Mandateve” por Kuvendi mbyll dyert! Gjekmarkaj: Nuk është bunkeri personal i Peleshit, po mbrojnë..
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar në lidhje me situatën e ndodhur sot në Kryesinë e Kuvendit, ku 5 deputetë të PD, anëtarë në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit u paraqitën për të marrë pjesë në mbledhjen që ata vetë e kishin kërkuar, por dyert e zyrave të Kuvendit ishin të kyçura. Me anë të një postimi në Facebook, ku Gjekmarkaj ka publikuar edhe pamjet thotë se “Kuvendi nuk është bunkeri personal i Kryetarit të Kuvendit, ku ai ka legjitimitetin ta hapë dhe ta mbyllë sipas dëshirës, por vendi ku ushtrojnë përgjegjësitë e tyre mazhoranca dhe opozita”. Sipas Nënkryetarit të Kuvendit refuzimi i mazhorancës për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë dhe sjellja, sipas tij, e Kryetarit të Kuvendit ‘nuk janë akte të denja për një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Europian’. Teksa dënon...