Imuniteti i Ballukut në Kuvend/ Manja pyet SPAK se kë ka intimiduar zv.kryeministrja, Prokuroria flet ‘pa doreza’

Imuniteti i Ballukut në Kuvend/ Manja pyet SPAK se kë ka intimiduar zv.kryeministrja, Prokuroria flet ‘pa doreza’

Anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje mbi deklaratat e tyre se Belinda Balluku, drejtpërdrejt dhe nëpërmjet palëve të tjera, ka kërcënuar dëshmitarë lidhur me çështjen e saj. Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur? Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur. Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat? Prokuroria: Jo. Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar. Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.