Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren. Tani mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të vendosë të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Gjatë mbledhjes të 16 shkurtit të grupit parlamentar të PS, kryeministri Rama tha se “parlamenti do të shprehet fillimisht për imunitetin, më pas për ndryshimet ligjore.” Me ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale që në parlament kërkojnë 84 vota, gjykata nuk mund të ushtrojë ndaj...