Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet në datën 23 shkurt në orën 10:00 për çështjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku. Mbledhja e Këshillit do të bëhet pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi padinë e kryeministrit Edi Rama pasi gjyqtarët u ndanë 4 me 4 për vendimin. Socialistët ishin shprehur edhe më herët që rastin do ta trajtonin pasi të jepte verdiktin Gjykata Kushtetuese. Edhe sot, gjatë prezantimit të nismës për ndryshimet ligjore në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama u ndal te kjo temë duke deklaruar se propozimet dhe rasti i Ballukut në Kuvend nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ai deklaroi se mazhoranca do ta trajtojë fillimisht me përgjegjësi rastin e Ballukut dhe më pas do të kalojë...