Imuniteti i Ballukut, caktohet data e mbledhjes së Këshillit të Mandateve
Këshilli i Mandateve do të mblidhet më 23 shkurt, në orën 10:00, për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Raporti i Këshillit do të votohet në Parlament më 5 mars. SPAK e ka marrë prej disa muajsh të pandehur zv.kryeministren dhe pasi kërkoi fillimisht pezullimin e saj, më pas dorëzoi në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin. Të hënën, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga funksionet si zv.kryeministre dhe ministre, por të tre herët ai e ka refuzuar. Rama tha se Balliku nuk mund të dorëhiqej nën presionin e një fuqie që është futur në pavarësinë e ekzekutivit, duke iu referuar pushtetit...
Burimi:
opinion.al